
Jennifer Lawrence për fejesë vesh një fustan dasme ngjyrë rozë (Foto)
15 maj 2019
| 11:14
Jennifer Lawrence duket se po bën prova se si do të duket si nuse. Aktorja 28-vjeçare në festën e fejesës së saj me Cooke Maroney ka veshur një fustan tipik të dasmave ngjyrë rozë.
Fustanin nga L. Wells Bridal, që kushton 2 300 dollarë, e kishte kombinuar me një çantë “Roger Vivier”, bizhuteri nga “Fred Leighton” dhe këpucë “Aquazurra” që kushtojnë 750 dollarë.