Jennifer Lopez dhe Ben Affleck ribashkohen

10 maj 2021 | 23:45

Pak kohë pas ndarjes së Jennifer Lopez me Alex Rodriguez, raportohet se ylli i muzikës Pop, është ribashkuar në një lidhje me ish-të fejuarin e saj, aktorin e famshëm Ben Affleck. “Vanity Fair” raporton se Affleck dhe Lopez janë duke pushuar së bashku në Montana.

Sipas një burimi për revistën “People”, përgjatë javës që ata kanë kaluar së bashku kanë pasur një “kimi të paparë” dhe se të dy kanë rigjetur ndjenjat për njëri-tjetrin, duke u rikthyer “aty ku e lanë”.

Affleck dhe Lopez u takuan për herë të parë në setin e filmit “Gigli” në vitin 2002, kohë kur edhe u fejuan, pak kohë pasi Lopez ishte divorcuar nga bashkëshorti i saj i dytë Cris Judd.

Pak ditë përpara se të martoheshin në vitin 2003, çifti shtyu eventin me justifikimin se kishte shumë “vëmendje mediatike”, ndërkohë që në 2004 lajmëruan se u ndanë përfundimisht.

E pyetur në vitin 2016 për ndarjen e tyre, Lopez fajësoi mediat dhe presionin që ato ushtronin mbi marrëdhënien e tyre: “Mendoj se në një kohë tjetër, në një vend tjetër, kushedi se çfarë do të kishte ndodhur. Sepse, kishte dashuri të vërtetë mes nesh”– ka thënë këngëtarja për “Jess Cagle Interview”.

Ndoshta do të kenë më shumë fat këtë herë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një aksident në rrugën e fshatit Caralevë të Shtimës ua…