Jennifer Lopez: Jam e hapur për të zgjeruar familjen
08 dhjetor 2019
| 16:42
Këngëtarja dhe aktorja e njohur Jennifer Lopez është shprehur se është e hapur për të pasur përsëri fëmijë. Ajo është nënë e binjakëve 11-vjeçarë, nga martesa e saj me Marc Anthonyn. Pas ndarjes fëmijët qëndrojnë me të. ]
Tani këngëtarja është në një lidhje me Alex Rodriguez. Dyshja u fejua pak muaj më parë dhe tani duket se ka në plan një martesë të afërt.
Në një intervistë të dhënë së fundmi për “People” ajo ka treguar se dëshiron të ketë fëmijë me Alexin.
“Unë dëshiroj sërish fëmijë. Nuk e di çfarë plani ka Zoti por do dëshiroja ta provoja. Jam e hapur për të bërë fëmijë sërish”, u shpreh 50-vjeçarja.