Jennifer Lopez me fustan nusërie dhe kurorë në kokë

22 mars 2021 | 11:51

Jennifer Lopez duket se ka goditur sërish, por i fejuari i saj, Alex Rodriguez, nuk ka nevojë për panik. Aktorja dhe këngëtarja 51 vjeçe ka qenë duke xhiruar pjesë të filmit të ri “Shotgun Wedding” me aktorin Josh Duhamel.

Megjithatë, këto vijnë pasi J. Lo dhe ish-ylli i bejsbollit, 45 vjeç, u panë duke u puthur në vendin ku po qëndron artistja në Republikën Dominikane pas lajmeve se ishin ndarë.

Dyshja, të cilët u fejuan në 2019, thuhet se po luftonin për të shpëtuar marrëdhënien e tyre mes pretendimeve që Alex shkëmbeu mesazhe flirtuese me yllin e “Southern Charm”, Madison LeCroy.

 

Dje miqtë e Lopez zbuluan se ai po përpiqet ta fitojë përsëri zemrën e këngëtares amerikane me lule e surpriza të ndryshme. Por, një burim thotë se ajo ende nuk i beson atij dhe se A-Rod pretendon se gjithçka është në rregull mes tyre.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pak çaste pasi Glauk Konjufca është zgjodh kryetar i Kuvendit…