Jennifer Lopez poston videon dhe i përgjigjet akuzave “Botox? Jo faleminderit”
19 janar 2021
| 11:47
Botox? Jo faleminderit”. Jennifer Lopez e theksoi këtë në rrjetet sociale duke iu përgjigjur “akuzave” të disa prej ndjekësve të saj se ka ndërhyrë në fytyrë.
“Kjo është fytyra ime. Unë kurrë nuk kam bërë botox ose injeksione ose operacion!”, shkruan ylli i popit dhe aktorja, 51 vjeç, pasi postoi një video, duke treguar fytyrën e saj pa grim.
Po ashtu, ajo promovoi një nga produktet e reja të kujdesit të lëkurës në linjën e saj të bukurisë.
“Mos e humbni kohën duke u munduar të ulni të tjerët … jini pozitivë”, këshillon JLo.