Jennifer Lopez pozon me nënën dhe vajzën
Jennifer Lopez u shfaq rrëzëllitëse në “Instagram” teksa pozoi së bashku me nënën e saj Guadalupe Rodriguez, 75, dhe vajzën Emme Maribel Muniz, 13 vjeç, për markën e saj të kozmetikës “J Lo Beauty” .
Ylli i filmit “Hustlers”, 51 vjeç, dukej e përsosur dhe mban veshur një këmishë e cila ishte e njëjtë me ato të nënës dhe vajzës së saj.
Fotoja me ngjyra tregonte tre gjeneratat duke buzëqeshur ndërsa ajo bardhë e zi një pamje pa buzëqeshje. “Tre breza, por një besim“, lexohej në mbishkrimin e fotos .
Së fundmi Jennifer mbylli fejesën e saj me Alex Rodriguez, pas një romance katër-vjeçare, duke konfirmuar përfundimisht ndarjen në mes të muajit të kaluar.
Njoftimi erdhi pas disa muajsh zhurmë mediatike në lidhje me pabesinë e pretenduar të Alex, të cilën ata fillimisht e mohuan të ketë ndodhur.Çifti mesa duket e ka lënë pas si histori dhe duke u bërë shumë aktiv me postime në rrjetet sociale.