Jennifer Lopez shkëlqen edhe kur shkon në palestër
Jennifer Lopezi duket se ka dëshirë të shkëlqejë edhe kur djersitet. Këngëtarja 50-vjeçare ka ushtruar shumë dhe ka mbajtur një regjim shumë të ashpër ushqimor gjatë tërë vitit pasi ajo është në përgatitje për filmin e saj të ri “Hustlers” ku ajo luan rolin e një striptisteje që quhet Ramona.
Dhe kur ajo ushtron fort në Miami bashkë me të fejuarin e saj, Alex Rodriguezin, duket se janë vetëm një palë tuta sportive që ajo preferon t’i mbathë: “Beyond Yoga Alloy Ombre High Waisted Midi Legging” (110 dollarë).
Lopezi duket se i pëlqen aq shumë këto tuta sportive sa ajo i ka ato në tri ngjyra të ndryshme: të bardha, të zeza dhe ngjyrë rozë, të cilat i ka veshur shumë herë qysh nga muaji nëntor i vitit 2018.
Tutat që shkëlqejnë, Lopezi i kombinon gjithmonë me aksesorë glamurozë, si syze shumë të mëdha, vathë të mëdhenj, atletet e markës “Adidas” dhe pa dyshim me çantat e ndryshme nga marka luksoze Hermes Birkin.