Jennifer Lopez të enjten me hite të reja
Këngëtarja Jennifer Lopez duket se pandemia e Covid-19 nuk e ka ndaluar që të sjell hite të reja në bashkëpunim me këngëtarë që kohët e fundit po korrin shumë sukses. Projekti i radhës vjen së bashku me Malumën dhe pritet që të publikohet të enjten.
Lajmin e ka bërë publik vetë Lopez në llogarinë e saj në “Instagram” ku është shprehur se ndjekësit do të kenë mundësi që ta shikojnë këngën edhe në aplikacionin “Tik Tok”.
Videoklipi përmban dy këngë “Pa Ti” dhe “Lonely”. Të dy këngëtarët kanë ndarë disa momente nga klipi ku si gjithnjë Jennifer shfaqet shumë seksi dhe joshëse në krah të Malumës, ku nuk mungojnë edhe skenat intime.
Këngët, “Pa Ti” dhe “Lonely” shënojnë bashkëpunimin e parë muzikor të dyshes, JLo dhe Maluma. Së fundmi të dy kanë realizuar një film se bashku me titull “Marry Me”, ku krahas tyre luan edhe aktori i njohur hollywoodian Owen Wilson. Me regji të Kat Cairo, filmi që i zhanrit komedi dhe romancë do të dali në kinema, në 12 shkurt të vitit 2021.
Rreth një vit më parë Këngët e fundit të lansuara nga 51-vjeçarja në bashkëpunim me reperin French Montana dhe “El Anillo” sollën këngën “Medicine” që tanimë numëron më shumë se 330 milionë klikime në “YouTube”./Kult Plus/