Jennifer Lopezi dhe Owen Wilson sërish bashkë në një film të ri
24 prill 2019
| 11:25
Jennifer Lopezi dhe Owen Wilson janë bashkuar sërish për një film të ri. 49-vjeçarja dhe 50-vjeçari kanë nënshkruar kontratë për një komedi të ardhshme romantike që titullohet “Marry Me”. Filmi bazohet në një roman nga Bobby Crosby. Kjo nuk është hera e parë që këta dy artistë luajnë në një film. Jenniferi dhe Oweni u shfaqën në filmin e vitit 1997 “Anaconda”.