Jennifer Lopezi fejohet me Alex Rodriguezin (Foto)

10 mars 2019 | 16:13

Dashuria e Jennifer Lopez nuk kushton asgjë, vetëm një unazë!

Këngëtarja është fejuar me ish-lojtarin e MLB, Alex Rodriguez, gjë të cilën lojtari e ka njoftuar nëpërmjet llogarisë së vet në “Instagram”.

“Ajo tha po”, ka shkruar Rodriguezi, në një foto ku shihet dora e tij dhe e Lopezit, në gishtin e së cilës dallohet dukshëm një unazë fejese me një super diamant.

Po ashtu Lopezi ka ndarë eventin në “Instagramin” e saj, duke përfshirë tetë emojis zemra të zeza në titullin e saj.

Benny Medina, menaxher prej kohësh i Lopez, gjithashtu ka konfirmuar fejesën e qiftit, ndërsa përfaqësuesi i Rodriguezot, Ron Berkowitz , ka treguar për “PEOPLE” se : “Ata janë me pushime dhe u fejuan sot”.

Sipas një burimi të brendshëm, Rodriguezi e ka bërë propozimin gjatë pushimeve të tyre në Bahamas.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fluturimi i avionit “Boeing 777-300” i kompanisë “Turkish Airlines” që…