Jennifer Lopezi flet pasi nuk mori çmim “Oscar”

03 mars 2020 | 11:24

Oscari i këtij viti ishte i “dhimbshëm” për Jennifer Lopezin më shumë se të tjerët. Për filmin e saj, “Hustlers” s’u dha asgjë tjetër veç mospërfilljes.

Për herë të parë, ylli 50-vjeçar pranon hapur se ky fakt e ka lënduar.

“U mërzita! U mërzita pak sepse dhashë shumë për ta ndërtuar. Mora shumë feedback pozitiv të them të drejtën dhe kishte shumë nga ata që mendonin se do të nominohesha për Oscar. Thashë se do të ndodhte vërtet. Nuk ndodhi dhe u ndjeva keq. U ndjeva si e lënë në baltë”, ka thënë Jennifer Lopezi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Charlotte Awbery, këngëtarja që u bë e famshme brenda natës…