Jennifer Lopezi i thotë “Po” Alex Rodriguezit
25 shkurt 2020
| 11:27
Jennifer Lopezi dhe Alex Rodriguezi ndodheshin në Bahamas, ku ai u ul në gjunjë në breg të detit me një unazë diamant në dorë dhe i propozoi martesë.
Këngëtarja e emocionuar i tha “Po”. Por, pas një viti, më në fund çifti ka vendosur ta organizojnë ceremoninë e dasmës që do të ngelet në mendjen e të gjithëve.
Burime për “Life and Style” kanë treguar se çifti ka në plan të shpenzojë rreth tre milionë dollarë për këtë ceremoni që dëshirojnë ta mbajnë mend gjithë jetën.