Jennifer Lopezi, imazhi i kampanjës së re së “Versace’s”
13 janar 2020
| 11:07
Jennifer Lopezi ka bërë me dije se është bërë imazh i kampanjës së re të “Versace”-s. Ajo e konfirmoi këtë përmes fotografive që i ka realizuar nga fotosesioni për këtë brend.
“Jam e emocionuar që më në fund mund t’ju njoftoj se jam fytyra e kampanjës ‘VersaceSS20’. Faleminderit Donatella Versace dhe çdonjërit te ‘Versace’ për vizionin tuaj dhe bashkëpunimin”, ka shkruar ajo.