Jennifer Lopezi mbush 50 vjeç
Ia ka dalë në jetë vajza e Bronksit. Jennifer Lopez përgjatë viteve ka realizuar të gjitha ëndrrat e saj.
24 korriku shënon 50-vjetorin e këngëtares, aktores dhe ikonës së stilit, e cila është një grua e realizuar edhe në planin personal.
Ajo është një nënë e lumtur dhe e dashuruar me Alex Rodriguez-in e saj.
Festa? Do jetë turneu i saj, ashtu siç është shprehur vetë JLo duke e quajtur “It’s My Party Tour”.
J.Lo do festojë në Florida, gjatë kalimit nga Orlando dhe Miami.
Jenny “from the block” (e lagjes), siç e ka përcaktuar veten në këngën e vitit 2002, lindi në Bronks në vitin 1969 nga prindër me origjinë portorikane.
Pavarësisht moshës 50-vjeçare, duket se koha për të ka ndaluar, trupi i tonifikuar e i gdhendur dhe një lëkurë prej adoleshenteje.
Nënë e dy binjakëve, lindur në vitin 2008, Jenniferi duket se po përjeton edhe një përrallë dashurie me ish-lojtarin e beizbollit, Alex Rodriguez.
Marrëdhënia e tyre ka nisur në vitin 2016 dhe marsin e shkuar, gjatë pushimeve në Bahamas, ka ardhur edhe propozimi për martesë.
Çifti jeton në Miami me dy vajzat e tij dhe dy binjakët e saj.