
Jennifer Lopezi po mendon të bëjë fëmijë me Alex Rodriguezin
30 shtator 2019
| 11:34
Jennifer Lopezi ka folur për mundësinë e të pasurit fëmijë me Alex Rodriguezin. Këngëtarja 50-vjeçare ka pohuar se binjakët e saj Max dhe Emme pëlqejnë të kenë një familje të përzier.
“Unë mendoj se ata do të donin të kishin një vëlla ose motër. Ata pëlqejnë vajzat e Alexit”, ka deklaruar Jenniferi për “Extra”.
Ajo shtoi: “Ne duam të formojmë një familje të bukur dhe të përzier”. Në fillim të këtij muaji Jenniferi konfirmoi për Hoda Kotb se do të donte të kishte më shumë fëmijë.