Jennifer Lopezi, shëtitje me të dashurin në Itali
13 gusht 2018
| 10:53
Jennifer Lopezi ndodhet në Itali, ku po shijon pushimet me të dashurin Alex Rodriguez. Sigurisht se sytë ishin të gjithë te këngëtarja e famshme e cila po bënte një shëtitje me varkë me të dashurin.
49-vjeçarja dukej e mrekullueshme, veshur me një bluzë të bardhë dhe pantallona rozë të lehtë. J-Lo dhe 43-vjeçari Alex prej një viti e gjysmë janë në krahët e njëri-tjetrit dhe duket se gjërat mes tyre po shkojnë mjaft mirë.