Jennifer Lopezi shfaqet kreative me fustanin e “Versaces”
04 mars 2020
| 11:42
Njëzet vjet më parë Jennifer Lopez shokoi tapetin e kuq të Grammyt me fustanin e gjelbër “Versace”, të cilin, pasi e riktheu sërish në qendër të vëmendjes pak kohë më parë, e ka bërë së fundmi pjesë të gardërobës së përditshmërisë.
Jennifer u pa në Miami e veshur me pantallona dhe këmishë me të njëjtat printe. Çanta e vogël gjithashtu u frymëzua nga fustani ikonik.
Jenniferi e kompletoi veshjen me një palë atlete të bardha “Versace” dhe syze me shkëlqim të gjelbër.