Jennifer Lopezi shkëlqen në premierën e “Hustlers”-it (Foto)
12 shtator 2019
| 11:32
E padiskutueshme që Jennifer Lopezi do të shkëlqente në premierën e filmit “Hustlers”.
Ikona e popit ka marrë pjesë në premierën e filmit “Hustlers” në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Toronto, të shtunën në mbrëmje, me një çantë në formë të parave në duar.
50-vjeçarja kishte veshur një fustan të verdhë të gjatë nga koleksioni i vjeshtës 2019 i “Maison Yeya” dhe një palë sandale “Ford”. Më e veçanta nga të gjitha ishte çanta në formën e parave.