Jenniferi dhe Beni janë zyrtarisht të shkurorëzuar
11 nëntor 2018
| 12:47
Ben Afflecku dhe Jennifer Garneru tani janë zyrtarisht beqarë, meqë një gjykatës privat e ka nënshkruar shkurorëzimin e tyre, shkruan “TMZ”.
Javën e kaluar ish-çifti paraqiti dokumentet përfundimtare për të shkuar tutje me divorcin e tyre dhe të mërkurën kjo u bë zyrtare.
Kushtet e marrëveshjes përfshijnë kujdestarinë e përbashkët të tre fëmijëve të tyre dhe janë pajtuar edhe të marrin pjesë në seanca terapeutike të bashkëprindërimit një herë në muaj për të paktën gjashtë muaj.