Jep betimin gjyqtari i ri i Gjykatës Kushtetuese, Enver Peci
16 dhjetor 2022
| 16:34
Gjyqtari Enver Peci të premten ka dhënë betimin para presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe në prezencë të kryetares së Gjykatës Kushtetuese, Gresa Cakaj.
Presidentja Osmani e ka uruar Pecin për angazhimin e mëtejmë në Kushtetuese dhe ka potencuar rëndësinë e integritetit dhe paanshmërisë së gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese.
Kurse gjyqtari Peci është betuar se do t’i qëndrojë besnik Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe do t’i respektojë rregullat e etikës profesionale.