Jep dorëheqje ambasadorja e ShBA-së në OKB
09 tetor 2018
| 16:43
Mediat amerikane kanë raportuar se presidenti amerikan, Donald Trump ka pranuar dorëheqjen e ambasadores amerikane në Kombet e Bashkuara, Nikki Haley, transmeton “Rel”.
Largimi i ish-guvernatores së Karolinës Jugore ka qenë befasues për zyrtarët e administratës së Trumpit, është thënë në disa raporte.
Shtëpia e Bardhë nuk ka konfirmuar këtë lajm, mirëpo ka thënë se Trump do të takohet me Haleyn ditën e martë.
Haley ishte emëruar e dërguar e ShBA-së në OKB, në janar të vitit 2017.