Jep dorëheqje asambleisti i LDK-së në Prishtinë
28 prill 2022
| 11:42
I zgjedhuri për asamblist të kuvendit komunal të Prishtinës, Fadil Aliu ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë e asambleistit të LDK-së në Prishtinë.
Këtë vendim asamblesiti Aliu e ka marrë siç ka thënë, për shkaqe personale. Fadil Aliu në zgjedhjet e fundit komunale kishte arritur të mbledh 531 vota.
Në seancën e sotme të Kuvendit Komunal në Prishtinë është betuar pasuesi i tij.
Asambleisti i radhës Driton Rukiqi ka zënë vendin e Aliut në grupin komunal të LDK-së në Prishtinë.