
Jep dorëheqje avokati i Trumpit për çështjen ruse
22 mars 2018
| 18:53
Mediat amerikane kanë raportuar se avokati kryesor i presidentit amerikan, Donald Trump, për hetimet e këshilltarit special në çështjen ruse ka dhënë doreheqje nga pozita e tij, transmeton BBC.
Avokati John Dowd raportohet të ketë konkluduar se presidenti Trump ka injoruar këshillat e tij.
Në raporte të tjera është thënë se Trump ka humbur besimin në kapacitetin e avokatit Dowd për t’u përballur me këshilltarin special, Robert Mueller.