Jep dorëheqje bordi i AGK-së

24 korrik 2018 | 13:08

Bordi i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës (AGK) i përbërë nga: Arsim Halili, Beadin Syla, Besiana Krasniqi, Dardan Hoti, Fidan Rama, Majlinda Aliu, Taulant Qenaj, Valdrin Krasniqi kanë  dhënë dorëheqje unanime për t’i hapur rrugë zgjedhjeve të përgjithshme të jashtëzakonshme të AGK-së.

“Ofrimi i dorëheqjes bëhet me qëllim të krijimit të parakushteve për sigurimin e mandatit të plotë 3 vjeçar të kryetarit-es së AGK-së dhe shmangies së situatës për përsëritjen e zgjedhjeve të rregullta pas 9 muajve për kryetar dhe anëtarë Bordi, të parapara sipas kalendarit të rregullt. Bordi konsideron se në rrethanat e krijuara dhe mbështetur në statutin e AGK-së, kjo është zgjidhja më e mirë cila do të siguronte një proces më gjithëpërfshirës dhe më reprezentativ duke mobilizuar më shumë anëtarësinë për zgjedhjen njëherësh të të gjitha organeve të AGK-së. Anëtarët e Bordit falënderojnë anëtarësinë për mbështetjen e deritanishme ndërsa urojnë për një proces zgjedhor të hapur, transparent dhe të drejtë. Na priftë e mbara!”, ka njoftuar AGK-ja.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD) dhe kryetari i Prishtinës, Shpend…