Jep dorëheqje deputeti i Vetëvendosjes
07 dhjetor 2021
| 12:56
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Hyseni ka dhënë dorëheqje nga ky post, kjo pasi tashme ai do ta drejtojë komunën e Gjilanit.
Të enjten në Kuvendin Komunal të Gjilanit ai do ta bëjë betimin për marrjen e postit të kryetarit të komunës.
Ai ka fituar në balotazhin e 14 nëntorit ndaj Lutfi Hazirit të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Postimi i plotë i tij:
Sot firmosa dokumentin e dorëheqjes nga pozita e deputetit. Ju faleminderit të gjithë kolegëve pa dallime partiake, për bashkpunimin gjatë kësaj periudhe.
Tani na presin detyra të reja dhe hapjen e një kapitulli të ri për Komunën e Gjilanit.