Jep dorëheqje drejtoresha e një teatri në Moskë, Putinin e quan vrasës

24 shkurt 2022 | 17:30

Drejtoresha e teatrit shtetëror në Moskë “Meyerhold Center”, të enjten e ka quajtur publikisht presidentin rus,  Vladimir Putin “vrasës”, pak para se jepte dorëheqje nga pozita e saj në shenjë proteste ndaj sulmit të Rusisë në Ukrainë.

“Miq, në shenjë proteste kundër pushtimit rus të Ukrainës, po jap dorëheqjen. Nuk mund të punosh për një vrasës dhe të paguhesh prej tij. Unë do t’i çoj projektet e mia deri në fund, mbi baza vullnetare”, ka shkruar Elena Kovalskaya në llogarinë e vet në “Facebook”, raporton “The Insider”.

Putin, sot herët në mëngjes ka dhënë urdhër ushtarak që të fillojë sulmi ushtarak ndaj Ukrainës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vetëm pak javë më parë është folur për pakënaqësi dhe…