Jep dorëheqje drejtoresha e SHSKUK-së Pranvera Zejnullahu-Raçi
26 janar 2023
| 13:48
Ka dhënë dorëheqje ushtruesja e detyrës së drejtorit të SHSKUK-së, Pranvera Zejnullahu-Raçi.
“Epoka e re” ka mësuar se doktoresha Raçi kishte paralajmëruar mbrëmë për dorëheqjen e saj dhe sot e ka komunikuar dorëheqjen nga kjo pozitë.
Raçi e ka lënë pozitën pas shumë problemeve dhe skandaleve në këtë institucion në muajt e fundit.
Por sipas burimeve bëhet e ditur se raportet e Pranvera Zejnullahu-Raçit nuk ishin të mira as me ministrin e Shëndetësisë dhe rikthimi i Arben Vitisë në këtë detyrë ka përshpejtuar largimin e saj
Ajo ishte emëruar në këtë pozitë pas dorëheqjes së ish-drejtorit Valbon Krasniqi para gjashtë muajsh.