Jep dorëheqje drejtori ekzekutiv i AKP-së
18 shtator 2024
| 23:21
Arben Limani ka dhënë dorëheqje nga pozita e Drejtorit Ekzekutiv të Agjencisë Kosovare të Privatizimit.
Lajmin është bërë i ditur përmes një komunikate të Agjencisë Kosovare të Privatizimit.
Sipas komunikatës thuhet se Limani ka njoftuar Bordin e Drejtorëve të AKP-së gjatë mbledhjes.
“Gjatë kësaj mbledhje, Bordi i Drejtorëve i shqyrtoi dhe i miratoi 31 rastet rekomanduese nga Divizioni i Shitjes Direkte (17 aprovime dhe 14 refuzime). Gjatë kësaj mbledhje, z. Arben Limani ka dhënë dorëheqje nga pozita e Drejtorit Ekzekutiv (DE) duke e njoftuar Bordin e Drejtorëve në mbledhje zyrtare”, thuhet në komunikatë.