Jep dorëheqje drejtori i burgjeve në Shqipëri
14 shkurt 2024
| 12:09
Drejtori i përgjithshëm i burgjeve në Shqipëri, Admir Abrija ka dhënë dorëheqjen.
“Tv Klan” ka raportuar se Abrija, aktin e dorëheqjes ia ka dorëzuar ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja, ndërkohë që ajo pritet të shqyrtohet edhe në mbledhjen e qeverisë.
Dorëheqja e tij vjen disa javë pas ngjarjes së ndodhur në burgun e sigurisë së lartë në Peqin, ku Sokol Mjacaj ka vrarë me armë zjarri Arben Lleshin.