Jep dorëheqje drejtori i Spitalit të Ferizajt
16 shtator 2022
| 17:10
Ushtruesja e detyrës së drejtorit të përgjithshëm të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, Pranvera Zejnullahu- Raçi, ka aprovuar dorëheqjen e Isa Berisha, i cili ka ushtruar detyrën e drejtorit të përgjithshëm të Spitalit të Ferizajt.
Sipas njoftimit të ShSKUK-së, ushtrues detyre i drejtorit të Spitalit të Ferizajt është caktuar Selajdin Sallahu.
“U.d. drejtoresha Zejnullahu- Raçi, ka mbajtur një takim të përbashkët, duke falënderuar Berishën për punën e deritanishme në menaxhim të Spitalit të Ferizajt, kurse Sallahut i ka ofruar përkrahje nga ShSKUK dhe suksese në menaxhim të Spitalit të Ferizajt”, thuhet në njoftim.