Jep dorëheqje drejtori i Klinikës së Pediatrisë në QKUK
18 dhjetor 2017
| 11:12
Drejtori i Klinikës së Pediatrisë në QKUK, Muharrem Avdiu, ka dhënë dorëheqje nga pozita e drejtorit të kësaj klinike.
Avdiu ka konfirmuar se për shkaqe shëndetësore nuk mund ta vazhdojë pozitën e drejtorit në këtë klinikë. “Për arsye shëndetësore gjatë ditës së premte unë kam dhënë dorëheqje”, ka thënë Avdiu për “Express”.
Në vend të Avdiut si ushtrues detyre e drejtorit është vënë doktoresha Drita Telaku-Qosaj.