Jep dorëheqje e tërë udhëheqja e Fushë-Kosovës
31 maj 2019
| 15:04
KF Fushë Kosova u dënua nga komisionet e FFK-së me heqjen e nëntë pikëve me ç’rast u dëbua në Ligën e Dytë, raporton “Epoka e re”.
“Pas analizimit te këtij stinori dhe vendimeve te njëanshme të komisioneve të FFK-së, japim dorëheqje te parevokueshme nga postet drejtuese te klubit futbollistik Fushë Kosova. Dorëheqja vije nga Presidenti, Bordi dhe stafi teknik. Falënderim i veçantë për lojtarët dhe tifozët ‘Pampurat’ që na përkrahen gjatë gjithë kohës”, thuhet në njoftimin e KF Fushë Kosova.