Jep dorëheqje edhe një drejtor në Telekom
08 qershor 2021
| 11:54
Drejtori i Departamentit për Marrëdhënie me Publikun në Telekom, Menduh Abazi ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë. Ai do të vazhdojë punën në Telekom, mirëpo jo në pozitën e njëjtë.
Këtë e ka konfirmuar për gazetën “Epoka e re”, vet Abazi.
Ai ka deklaruar se është i gatshëm që çdoherë të jetë në shërbim të Telekomit. “Do të jem pjesë e Telekomit, jo nivelit ekzekutiv, për arsye personale-shëndetësore kam dhënë sot dorëheqje”, ka thënë Abazi për gazetën “Epoka e re”.
(A.M/Epoka e re)