Jep dorëheqje gjykatësi i Speciales, Nikola Giju
Gjyqtari i Gjykatë Speciale, Nikola Giju, ka dhënë dorëheqje nga ky post.
Dhomat e Specializuar në Hagë, përmes një njoftimi, kanë bërë me dije dorëheqje vjen pas zgjedhjes së tij si gjykatës në Gjykatën Penale Ndërkombëtare.
“Gjykatësi Nikola Giju i dorëzoi Kryetares dorëheqjen si gjykatës i Regjistrit të Gjykatësve Ndërkombëtarë të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK). Dorëheqja e gjykatësit Giju vjen pas zgjedhjes së tij si gjykatës në Gjykatën Penale Ndërkombëtare dhe marrjes së detyrave atje. Kryetarja Trendafilova e përgëzoi gjykatësin Giju për zgjedhjen dhe i shprehu mirënjohje të thellë për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në përmbushjen e mandatit të DHSK-së me, ndër të tjera, punën e tij si Gjykatës i Procedurës Paraprake dhe Gjykatës i Vetëm”, është thënë në njoftimin e Speciales.
Nicollas Gillou, është në mesin e gjyqtarëve të caktuar në panelin e Gjykatës Penale Ndërkombëtare, që do të vendosin për urdhër-arrestin ndaj kryeministrit të Izraelit, dhe udhëheqësve të Hamasit.