Jep dorëheqje guvernatori i Puerto Rikos
Guvernatori i Puerto Rikos, Ricardo Rossello, ka bërë me dije për dorëheqjen e tij, pas disa ditësh të protestave masive në rrugë në territorin amerikan.
Rossello, i cili ditën e diel pati insistuar se do të qëndrojë në pushtet, ka thënë tani se do të vazhdojë punën vetëm deri më 2 gusht për të mundësuar një tranzicion të lehtë.
Ai ka qenë në qendër të një skandali me mesazhe private, që deri më tani kanë rezultuar me dorëheqjen e dy zyrtarëve tjerë të lartë.
Në mesazhet e publikuara ka elemente seksiste dhe homofobike.
Aty është thënë të jenë publikuar 800 faqe me biseda në mes të guvernatorit dhe 11 aleatëve të tij.
Njoftimi për dorëheqjen e Rossellos ka nxitur festë në rrugët e kryeqytetit, San Huan.
Ai do të zëvendësohet nga sekretarja e Drejtësisë, Wanda Vazquez.
Përveç protestave në rrugë dhe shprehjes së pakënaqësisë në forma të tjera, largimin e Rosselos nga pushteti e ka kërkuar edhe presidenti amerikan, Donald Trump.