Jep dorëheqje Klinsmann
11 shkurt 2020
| 14:33
Jurgen Klinsmann ka jep dorëheqje nga detyra e trajnerit në skuadrën e Hertha Berlin.
Ish-sulmuesi i njohur gjerman ka njoftuar sot dorëheqjen nga posti i trajnerit të skuadrës, pasi në 10 javë kishte arritur 3 fitore, 3 barazime dhe 4 humbje.
“Një periudhë emocionuese për mua, pasi bashkë me stafin tim kishim pranuar sfidën për të ndihmuar skuadrën dhe në pak kohë kemi bërë gjëra pozitive. Jam i bindur që Hertha e Berlinit do të shpëtojë, por unë kam nevojë për besim dhe pasi reflektova gjatë, vendosa të jep dorëheqjen nga posti i trajnerit dhe të rikthehem në rolin e anëtarit të Këshillit të Administrimit”, ka thënë Klinsmann.