Jep dorëheqje kryeministri i Etiopisë
15 shkurt 2018
| 17:40
Kryeministri i Etiopisë, Hailemariam Desalegn, ka dhënë papritur dorëheqje, pas një përpjekje për t’i dhënë fund viteve të trazirave dhe turbullirave politike.
Në një fjalim televiziv, ai ka thënë se dorëheqja e tij ishte “jetësore në përpjekjen për të kryer reforma që do të çonin në paqe dhe demokraci të qëndrueshme”.
Hailemariam, i cili ka udhëhequr vendin që nga viti 2012, gjithashtu ka dhënë dorëheqje si kryetar i koalicionit qeverisës.Qindra njerëz kanë vdekur gjatë tri viteve të protestave antiqeveritare.