Jep dorëheqje kryeministri i Francës
03 korrik 2020
| 11:08
Kryeministri i Francës, Edouard Philippe, e ka dorëzuar dorëheqjen e tij tek presidenti Emmanuel Macron sot në mëngjes.
Sipas “Euronews”, dorëheqja e tij është pranuar nga Macroni.
“Edouard Philippe sot ka dorëzuar dorëheqjen e qeverisë tek Presidenti i Republikës, i cili e pranoi atë. Ai së bashku me anëtarët e qeverisë do të sigurojë trajtimin e punëve aktuale deri në emërimin e qeverisë së re”, ka bërë bër me dije Presidenca e Francës në një njoftim për medie.