Jep dorëheqje kryeministri i Francës

05 dhjetor 2024 | 16:23

Michel Barnier ka paraqitur dorëheqjen e tij si kryeministër i Francës.

Politikani humbi një votë mosbesimi ndaj qeverisë së tij dje, shkruan Sky News.

Ai u drejtua Pallatit Elysee mëngjesin e sotëm, duke u larguar pas një ore bisedimesh me presidentin, Emmanuel Macron.

Ndërsa tani Barnier dhe qeveria e tij do të qëndrojnë në detyrën e kujdestarit derisa të emërohet një kryeministër i ri.

Ndryshe, qeveria e Barnier u prish pasi deputetët votuan me shumicë dërrmuese në mbështetje të mocionit kundër tij, vetëm tre muaj pasi ai u emërua nga Macron.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kylian Mbappe ka reaguar pas humbjes së Real Madridit nga…