Jep dorëheqje kryeministri i Italisë
Kryeministri i Italisë, Mario Draghi, ashtu siç pritej, ka dhënë dorëheqje pasi qeveria e tij nuk i ka mbijetuar një mocioni të votëbesimit.
Dragoi ka paraqitur dorëheqjen e tij te presidenti Sergio Mattarella, gjatë një takimi të zhvilluar mëngjesin e 21 korrikut, ka njoftuar Presidenca italiane. Në njoftim është thënë se Mattarella ka pranuar dorëheqjen dhe i ka kërkuar qeverisë së Draghit të mbetet në detyrë.
Dorëheqja e Draghit ka ndodhur një ditë pasi koalicioni qeverisës i përbërë nga djathtistët, majtistët dhe popullistët është rrëzuar dhe ka bojkotuar seancën e mocionit të votëbesimit.
Draghi, 74 vjeç, u kishte bërë thirrje partnerëve qeverisës që ta mbështesnin në dhënien fund të mandatit qeverisës, në mënyrë që të sigurohej zbatimi i programit të rimëkëmbjes nga pandemia, program i financuar nga Bashkimi Evropian.
Por, tri partitë – Forca Itali e Silvio Berlusconit, Lidhja e Matteo Salvinit dhe Lëvizja Pesë Yje, kanë zgjedhur që të mos votojnë duke argumentuar se është e pamundur që të rikthehet besimi pasi javën e kaluar Lëvizja Pesë Yjet bojkotoi një votim të rëndësishëm, pavarësisht paralajmërimeve nga kryeministri se një gjë e tillë do të minonte koalicionin qeverisës.
Zgjedhjet e parakohshme tani pritet të mbahen në shtator ose tetor.