Jep dorëheqje kryeministri i Moldavisë
23 dhjetor 2020
| 16:53
Kryeministri i Moldavisë, Ion Kiku, ka njoftuar të mërkurën se ka dhënë dorëheqje nga pozita e të parit të shtetit.
Kiku, ish-ministër i Financave, nuk ka shpjeguar se pse e ka marrë një vendim të tillë, raporton “Reuters”.
Parlamenti i Moldavisë e kishte votuar atë si kryeministër në nëntor të vitit të kaluar, së bashku me një qeveri të përbërë kryesisht nga ministra të mbështetur nga presidenti i mbështetur nga Rusia, Igor Dodon.