Jep dorëheqje kryeministri i Serbisë

28 janar 2025 | 11:49

Kryeministri serb, Millosh Vuçeviq, ka dhënë zyrtarisht dorëheqje të parevokueshme, pasi protestuesit që kanë vërshuar në gjithë Serbinë nisën dje një bllokadë 24-orëshe në Beograd.

Ai ka thënë në një konferencë të jashtëzakonshme për media se sot në mëngjes ka pasur “një bisedë të gjatë” me presidentin Aleksandër Vuçiq dhe se ai ia ka pranuar “vendimin dhe argumentet” e tij.

Vuçeviq ka thënë se qeveria serbe është përpjekur t’i plotësonte kërkesat e studentëve.

Protestuesit së fundmi kanë shtuar trysninë ndaj institucioneve, me studentët në krye të rebelimit qytetar. Fermerë serbë me traktorë dhe mijëra qytetarë i janë bashkuar bllokadës që i pasoi protestat shumëjavëshe në të cilat kërkohet përgjegjësi për aksidentin vdekjeprurës në qytetin verior të Novi Sadit.

“Nga ai moment Serbia dukej se kishte ngecur”.

“Është fatkeqësi për një shoqëri. Nuk do të kalojë shumë dhe ata që e bënë këtë do të pendohen. Çfarëdo qoftë. Mendoj se politika së cilës i përkas, partia që drejtoj, e cila i ka fituar të gjitha zgjedhjet, duhet të tregojë përgjegjësinë më të lartë”, ka thënë ai, duke iu referuar rebelimit të studentëve.

Ai ka thënë se po jep dorëheqje “për të mos ndërlikuar gjërat, të mos krijojë tensione të mëtejshme”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtuesit e koalicionit për Familjen, z. Eman Rrahmani, z. Selim…