Jep dorëheqje kryeministri i Skocisë
Humza Yousaf ka bërë me dije se ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit të Skocisë dhe kreu i partisë SNP, pak më shumë se një vit prej kur është zgjedhur në këto pozita.
Yousaf, ka thënë në një konferencë për medie në “Bute House”, se do të qëndrojë në post derisa të zgjedhet pasardhësi i tij për të siguruar një “tranzicion të qetë dhe të rregullt”.
“Pasi kalova fundjavën duke reflektuar mbi atë që është më e mira për partinë time, për qeverinë dhe për vendin që unë drejtoj, kam arritur në përfundimin se riparimi i marrëdhënieve tona përtej ndarjes politike mund të bëhet vetëm me dikë tjetër në krye”.
“Prandaj kam informuar sekretarin kombëtar të PKSh-së për qëllimin tim për t’u dorëhequr si lider partie”, ka thënë Yousaf, shkruan “The Guardian”.