Jep dorëheqje kryeministri i Sllovenisë
15 mars 2018
| 10:58
Kryeministri i Sllovenisë, Miro Cerar, ka dhënë dorëheqje pas anulimit nga Gjykata Supreme të një referendumi që i hapte dritën jeshile projektit ambicioz hekurudhor Koper-Divaça, i mbështetur nga qeveria e qendrës së majtë.
Cerari do të informojë sot edhe presidentin e vendit, Borut Pahor për këtë vendim.
Referendumi i anuluar është zhvilluar shtatorin e kaluar dhe kërkonte miratimin popullor për ndërtimin e një linje të dytë hekurudhore mes Divaças dhe Koperit, që Cerar e kishte konsideruar të një rëndësie strategjike për Slloveninë.
Sipas Gjykatës Supreme, mbështetja e Qeverisë për këtë projekt mund të ndikonte në zgjedhjet parlamentare që do të zhvillohen qershorin e ardhshëm.