
Jep dorëheqje kryeministrja e Skocisë
15 shkurt 2023
| 14:49
Nicola Sturgeon jep dorëheqjen si kryeministre e Skocisë.
Nicola Sturgeon do të japë dorëheqjen si kryeministrja e Skocisë pas më shumë se tetë vitesh.
Liderja e Partisë Kombëtare Skoceze pritet të bëjë njoftimin në një konferencë për shtyp të organizuar në Edinburg.
Nuk mendohet se largimi i saj do të jetë i menjëhershëm, duke lënë kohën e nevojshme që të zgjidhet pasardhësi.
Ish-deputeti i SNP-së, Stephen Gethins tha se ishte “i befasuar dhe i zhgënjyer” nga lajmi.