Jep dorëheqje kryesuesja e komisionit disiplinor të Odës së Avokatëve
Aurora Mulhaxha ka dhënë dorëheqje nga pozita e Kryesueses dhe Anëtares në Komisionin Disiplinor të Odës së Avokatëve të Kosovës (OAK).
Mulhaxha ka shprehur shqetësimet e saj përmes një komunikate ku ka treguar për parregullsitë të cilat sipas saj kanë ndodhur në Odën e Avokatëve të Kosovës.
Ajo ka thënë se “disa herë ka kërkuar disa takime të përbashkëta për problemet të cilat kanë ndodhur në OAK mirëpo nuk kam marrë përgjigje nga udhëheqësit e OAK”.
Mulhaxha ka treguar se udhëheqësit e OAK disa herë kanë mbajtur takime ku ajo dhe anëtarët e komisionit nuk janë ftuar.
“Kur i jepet mundësi prokurorit me diku në ndryshime është mohim i anëtarëve të komisionit për t’i paraqitur këto probleme. Ku dihet se prokurori nuk mund të këtë pozite të barabartë me anëtarët e komisionit por vetëm me palët në procedurë”, ka thënë Mulhaxha.
Në bazë të këtyre shqetësimeve të cilat i ka shprehur Mulhaxha ka njoftuar se nuk është më pjesë e komisionit e as të ndonjë pozite tjetër të Odës së Avokatëve të Kosovës.