Jep dorëheqje kryetari i degës së LDK-së në Kllokot
Hasan Rashiti ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryetarit të degës së LDK-së në Kllokot.
Dorëheqjen e ka paraqitur me anë të një letre dërguar kryesisë së degës së Kllokotit.
“Duke pasur parasysh zhvillimet e fundit politike, veçanërisht pas rezultatit jo të mirë zgjedhor të LDK-së në nivel vendi e sidomos pas Kuvendit të fundit zgjedhor të LDK-së, ku LDK-ja zgjodhi kryetarin e ri, që paraqet fillimin e ndryshimit dhe të reformimit të LDK-së, duke dashur që ky ndryshim të mos jetë simbolik dhe të mos jetë një bllof politik, por me qëllim që procesi reformimit të shtrihet në të gjitha nivelet dhe drejtimet dhe të ketë dinamikën e duhur, paraqes dorëheqjen time të parevokueshme nga pozita e kryetarit të Degës së LDK-së në Kllokot”, ka shkruar ai ndër të tjera në këtë letër të publikuar nga televizioni lokal Plus TV.