Jep dorëheqje kryetari i parlamentit në Turqi

19 shkurt 2019 | 11:53

Dorëhiqet kryetari i parlamentit në Turqi.

Binali Yildirim, i njohur ndryshe edhe si krahu i djathtë i Presidentit Erdogan që prej viteve 1990, do të kandidojë në zgjedhjet e 31 Marsit për postin e kryetarit të bashkisë së Stambollit.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Yildirim, i cili në një darkë lamtumire tha: “Gjëja e parë që do të bëj pas kësaj darke do të jetë dorëzimi i dorëheqjes në Asamblenë e Përgjithshme Kombëtare. Të marten në orën 09:00 të mëngjesit, do ia dorëzoj postin Celal Adanit, si deputeti më i vjetër në parlament.”

Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve “Anadolu Agency”, Parlamenti turk pritet të zgjedhë drejtuesin e ri të dielën e 24 Shkurtit.

Nën efektet e një situate të vështirë ekonomike, Yildirim do të përfaqësojë Partinë për Drejtësi dhe Zhvillim të Presidentit Erdogan në zgjedhjet e 31 Marsit për bashkinë e Stambollit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Katër nga ministrat e lartë të qeverisë britanike të drejtuar…