Jep dorëheqje kryetari i Qendrës së LV-së në Podujevë

17 nëntor 2021 | 14:56

Lëvizja Vetëvendosje ka shënuar rezultat jo të mirë në zgjedhjet lokale, duke fituar vetëm katër komuna.

Ende pa u certifikuar rezultatet e balotazhit, ka ardhur dorëheqja e parë nga strukturat e Vetëvendosjes.

Bëhet fjalë për kryetarin e Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Podujevë, Bajram Ajeti, i cili ka njoftuar për largimin nga kjo pozitë. Ajeti në llogarinë e vet në “Facebook”  ka treguar arsyet e dorëheqjes.

“Pas një rrugëtimi të gjatë si kryetar i Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Besianë, me një fillim jo të lehtë në strukturim dhe aktivitet politik deri në fitoret e njëpasnjëshme në zgjedhjet qendrore dhe lokale, ku u nisën ndryshimet e mëdha, nga fitorja e Llapit në fitore në tërë Kosovën, dorëhiqem nga pozita e kryetarit të qendrës për ta lënë në duar të brezit të ri. Përkushtimin dhe vullnetin ndaj LV-së do e kem të përjetshëm. Ju falënderoj të gjithëve për besimin, bashkëpunimin dhe rrugëtimin drejtë këtyre fitoreve”, ka shkruar Ajeti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Dhomat e Specializuara në Hagë po dëgjohet dëshmitari i…