Jep dorëheqje kryetarja e Bashkisë së Durrësit, Valbona Sako

01 dhjetor 2019 | 10:51

Kryetarja e Bashkisë së Durrësit, Valbona Sako, ka dhënë dorëheqjen, pas deklaratës të dhënë dje “live” në Top Channel.

Në një intervistë dhënë ditën e djeshme për gazetaren e Top Channel, Anila Hoxhën, Sako është shprehur që duhet të jemi të kënaqur me 50 viktima, për arsye sepse në raste të tjera kanë qenë mbi 1000 mijë viktima.

Sako ka dhënë lajmin për largimin e saj duke u shprehur se ishte tepër e lënduar nga reagimet negative ndaj prononcimit që ajo bëri ditën e djeshme.

Ajo falenderon të gjithë për besimin dhe ju kërkon mirëkuptimin të gjithëve.

Reagimi i plotë i saj në “Facebook”:

E lënduar nga reagimi i madh negativ ndaj një prononcimi që bëra, nën një stres që i kalon fuqitë e mia, jap dorëheqjen nga detyra e Kryetares së Bashkisë Durrës.

Falenderoj nga zemra të gjithë ata që më besuan dhe shpresoj në mirëkuptimin e të gjithëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtuesit e Klubit të Llapit i kanë akuzuar për rezultate…